Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Europian miratoi me 436 vota pro dhe 250 kundër, rezolutën e re për Shqipërinë të hartuar nga raportuesi Knut Fleckenstein.

Rezoluta e re përmban 45 pika, ku më thelbësoret janë zbatimi praktik i Reformës në Drejtësi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira më 18 qershor, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryefjalë mbetet realizimi i shpejtë i “vetting”-ut, duke rivlerësuar të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët aktualë shqiptarë. Nga institucionet europiane kërkohet zbatimi i plotë i ligjit të Dekriminalizimit, duke përjashtuar nga listat e kandidatëve për deputetë të inkriminuarit, kërkohet transparenca dhe auditi për financimin e partive politike.

Theksohet gjithashtu se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës është thelbësor. Në referencë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, inkurajohen autoritetet shqiptare të marrin masa për të lehtësuar votimin e emigrantëve.

Institucionet europiane, ndonëse vlerësojnë operacionet e fundit të policisë, vënë në dukje se organet e saj dhe të prokurorisë kanë dështuar të identifikojnë grupet kriminale që qëndrojnë pas parcelave të drogës.