Pragë, 30 gusht – Për më shumë se 11 mijë të zhdukur po kërkojnë familjet pas luftërave në hapësirën e ish-Jugosllavisë, nga të cilët më së shumti janë nga Bosnja e Hercegovina dhe Kosova, theksohet në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), transmeton Koha.net.
“Nuk është e mundur të sillemi sikur shoqëria i është kthyer normalitetit kur aq shumë qytetarë vazhdojnë të jetojnë me dhembje dhe në padrejtësi”, ka deklaruar drejtoresha e përgjithshme e ICMP, Kathryne Bomberger.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke pasur parasysh se mbi 70 për qind e të zhdukurve gjatë luftërave në territorin e Jugosllavisë janë gjetur, ajo ka theksuar se autoritetet shtetërore kanë për detyrë sipas ligjeve ndërkombëtare e vendore të bëjnë gjithë çfarë munden për të gjetur të zhdukurit dhe të mbështesin të drejtën e të mbijetuarve për të vërtetën, drejtësinë dhe kompensimin.
Sipas të dhënave, në luftërat e fundit në BeH ishin zhdukur 35 mijë persona, ndërsa tash po bëhen kërkime për 8 mijë sish, kurse në Kosovë ishin zhdukur 6 mijë, ndërkaq ende nuk dihet për rreth 1.700 sish. Numri më i madh i të zhdukurve nga Kosova janë gjetur në varrezat masive në Serbi – Batajnicë, Petrovo Sello, Bajina Bashta dhe Rudnicë, rikujton raporti, transmeton Koha.net.
Në Mal të Zi gjurmohet edhe për 60 të zhdukur, kurse në Kroaci për rreth 1.570 persona.