Arbëri

Blerta Deliu konfirmon, pastaj anulon pjesëmarrjen në “Interaktiv” për akuzat e sotme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka dalë sot në një konferencë shtypi me zv/kryetarin e kësaj partie, Uran Ismajli.

Dy orë pas sulmit ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ata kanë thënë se atë e kanë kryer “kriminelët e Vetëvendosjes”.

Deliu – Kodra është ftuar pasdite për të qenë mysafire në emisionin Interaktiv të KTV-së për të folur më gjerësisht për ngjarjen dhe akuzat.

Pasi e ka menduar disa orë ftesën dhe e ka pranuar, ajo e ka anuluar pjesëmarrjen rreth orës 21:00.