Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa e quan të parealizueshme idenë e qeverisë gjithëpërfshirëse

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, e ka quajtur të parealizueshme idenë për qeveri gjithëpërfshirëse të kandidatit për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, raporton KTV.

“Sa i përket Haradinajt, ai ka të drejtë të ketë një kërkesë të tillë. Unë nuk shoh mundësi të një qeverie gjithëpërfshirëse, sepse ajo kërkon një konsensus gjithëpërfshirës të të gjitha subjekteve politike në Kosovë”, ka thënë Mustafa në një intervistë dhënë Kosovapressit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm me Vetëvendosjen, Mustafa ka thënë se është obligim moral, politik e njerëzor që Lëvizja Vetëvendosje të dalë dhe t’i sqarojë të gjitha sulmet, kërcënimet, dosjet e dërguara në Prokurori dhe shumë çështje tjera të bëra ndaj tij.

Megjithatë, kreu i LDK-së thekson se nuk dëshiron ta lidhë fatin e shtetit dhe funksionimit të institucioneve të vendit me rastet individuale, prandaj ka autorizuar përfaqësuesit e LDK-së që të flasin me zyrtarë të Vetëvendosjes për të shikuar mundësinë e një bashkëpunimi.