Këtë të diel, “Koha Ditore” u kushtohet dy marrëveshjeve kontradiktore, të cilat kanë mbushur dy vjet prej nënshkrimit: atë për demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, me Serbinë.
“Dy vjet peng të marrëveshjes” është titulli i saj, dhe në brendësi, Besnik Krasniqi, shkruan për aktorët e përfshirë, alternativat për këto marrëveshje dhe pasojat e tyre për vendin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE, për punën që e pret qeverinë e ardhshme, përballë këtyre dy marrëveshjeve, shkruan kryeredaktori i gazetës, Agron Bajrami.
Për të përbashkëtat e këtyre dy marrëveshjeve, në intervistë flet Marko Prelec, ligjërues i politikave publike në Universitetin e Evropës Juglindore.
Rrugëve të Evropës, një ekip i BBC-së, ka takuar të rinj, e të cilët janë trajnuar në kampet e të ashtuquajturit Shteti Islamik, e reportazhin për këtë e gjeni në rubrikën Bota.
Strip-reportazhi Havana USA i Gani Jakupit, këtë javë në të dielën me Kohën Ditore, sjell vazhdimin e tretë të serisë.
Për të ardhmen e parasë në formën se si e njohim, revolucionin e valutave digjitale dhe popullaritetin e tyre në Kosovë, mund të lexoni në Kosovarçe.
Në faqet e kulturës do të njoftoheni me arkitekten Bika Rebek, dhe koleksionin divers të monedhave të prishtinases Marigona Dubovci.
Fshati Nivokaz i Gjakovës paraqitet këtë javë në Monument, për atë se çka ka mbetur nga ajo që dikur ishte një kompleks kullash prej guri.
Për librin, filmat, muzikën e sportin dhe shumë artikuj e reportazhe të tjera, i gjeni në më shumë se 80 faqe, të dielën me Kohën Ditore.