Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur në Durrës në një takim joformal kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Pas takimit, nikoqiri Edi Rama, ka thënë se ka një plan veprimi prej 115 pikash, të cilat synojnë transformimin rrënjësor të rajonit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRama ka deklaruar se janë të inkurajuar që në nivelin politik ka një pajtueshmëri të plotë për bashkëpunim ndërmjet vendeve të rajonit.
Ndërsa, komisionari Johanes Hahn dha një mesazh të qartë lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian.
Ai theksoi se tashmë si prioritet kyç është që të krijohet një zonë ekonomike, prej nga do të nxitet edhe rritja ekonomike, e cila zonë ekonomike, sipas komisionarit Hahn, në fakt është krijimi i një ‘Jugosllavie të re’ ku do të bëjë pjesë edhe Shqipëria.
Hahn pohoi qartë se integrimi nuk është më një alternative për hyrjen në BE, por është plotësues i dobishëm.
“Zgjedhjet e drejta dhe transparente kanë qenë një kusht për të ecur përpara. Tani nuk ka më asnjë justifikim që mund të përdoret. Tani mund të shkojmë drejt zbatimit dhe tani do të shohim rezultatet e para konkrete të Vettingut. Është e kotë që të shkoni në vendet e BE-së për të kërkuar azil, pasi dëmtoni veten, por edhe vendin tuaj”, ka thënë Hahn.
nikoqirit Edi Rama, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa; ai i Maqedonisë, Zoran Zaev; i Malit të Zi, Dushko Markoviq; e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.
Për çka u pajtuan sot në Durrës kryeministrat e... by kohanet