Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mbajtur me vonesë prej 40 minutash një konferencë vetëlavdëruese për partinë që ai e udhëheq.
Në këto konferencë ai partinë e vet e ka quajtur parti të fitores edhe pse në zgjedhjet e fundit PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeseli ka thënë se për postin e kryetarit të komunave të Kosovës dhe për asambletë komunale do të jenë 500 figura, të cilat ai i quajti, eminente dhe shumë të shquara.
Gjatë kësaj konference Veseli duke ua dhënë këtë epitet pretendentëve nuk ka përmendur asnjë emër të tyre.
Kreu i PDK-së ka njoftuar poashtu se në listën zgjedhore të kësaj partie janë edhe tri femra, por ai nuk përmendi emrin e asnjërës.
Konferencën Veseli e ka përfunduar me “Natën e mirë” pa dhënë mundësi pyetje nga gazetarët.