Gërmime në një lokacion të dyshuar për varrezë me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë pritet të nisin të enjten, në Suhodoll të Mitrovicës, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë lokacion, i cili ndodhet në pjesën veriore të lumit “Ibër”, ishin bërë gërmime edhe vite më parë, por që nuk ishin larguar dyshimet se aty mund të ketë trupa të shqiptarëve.
Sipas familjarëve të të zhdukurve, aty ishin gjetur edhe trupa, por që sipas tyre gërmimet nuk ishin zhvilluar si duhej dhe lokacioni nuk ishte vlerësuar në tërësi.(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).
Artikuj të ngjashëm
-
“S’ka dyshime për mbetje mortore në Suhodoll”
-
Në gërmimet e sotme në Suhodoll u gjet një trup dhe disa pjesë trupore
-
Gjenden pjesë trupore gjatë gërmimeve në Suhodoll të Mitrovicës
-
Nesër në Mitrovicë nisin gërmimet për varrezë të dyshuar masive
-
Gjendet municion në vendin ku po kryhen gërmimet për varr masiv