Familja Jashari, sërish ka pritur e përcjellë mysafirë të shumtë, të cilët si në çdo fillim të marsit, përkulen para veprave madhore të anëtarëve të saj.
Por, një gjë të tillë nuk e kanë bërë edhe tre liderët e institucioneve të Kosovës, të cilët, kanë bërë homazhe te varrezat, por nuk e kanë vizituar edhe kullën e familjes Jashari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Hashim Thaçi, një ditë më parë dhe kryeministri Isa Mustafa e kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, edhe këtë vit vizitat në Prekaz i mbyllën vetëm me homazhe te varret.
Megjithatë, Mustafa e Veseli e vlerësuan lart veprën e familjes Jashari, duke deklaruar se garanti më i madh i shteti dhe sovranitetit dhe idealeve të shqiptarëve është lufta dhe flijimin e Jasharëve dhe të rënëve për liri.
Por të kundërtën e Veselit në Prekaz e ka thënë kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri i cili potencoi se kjo Kosovë nuk është në përputhje me idealin e UÇK-së, pasi sipas tij, politikanët e shndërruan Kosovën në një plaçkë.
Familja Jashari, gjithashtu gjatë së hënës ka pritur edhe delegacione të ndryshme në mesin e tyre edhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Manifestimet për shënimin e Epopesë së UÇK-së, do të përfundojnë të martën në mbrëmje me ndezjen e zjarreve.