Pas paralajmërimit se Shkupi zyrtar ndryshon qëndrimin për përmbajtje gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, ministri serb i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se edhe Serbia do të mund të ndryshonte qëndrimin e vet lidhur me emrin e Maqedonisë, transmeton Koha.net.
“Nëse Maqedonia vërtet voton për pranim të Kosovës në UNESCO, edhe pse është e vetëdijshme se sa e godet kjo Serbinë dhe popullin serb, kryetarit Vuçiq do t’i propozoj që Serbia në raport me emrin me të cilin e kemi njohur Maqedoninë, po ashtu sikur dhe ajo rreth Kosovës në UNESCO, të ketë para sysh pozicionin e Bashkimit Europian”, ka theksuar Daçiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i diplomacisë serbe duke folur për tanjug e ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev ta ketë ndryshuar qëndrimin e vet rreth anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.