Tiranë, 17 gusht - Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër aktin terrorist në Barcelonë me pasojë humbje jete dhe plagosjen e dhjetëra vetëve.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e dënoi në termat më të ashpër këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, si dhe u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah Spanjës e vendeve mike dhe aleate në luftën kundër terrorizmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasada e RSH-së në Madrid njofton se deri tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë mes viktimave.
“Shtetasit shqiptarë në Barcelonë janë të lutur të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në njoftimin për shtyp të MPJ-së.
Ambasada deklaron se është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore. “Për çdo rast numri i emergjencës së Ambasadës shqiptare në Madrid është +34667673333”.