Një ditë pas rrahjes brutale që iu bë nga persona ende të panjohur, Sokol Zogaj ka thënë se dyshon që motivet e këtij sulmi kanë të bëjnë me punën e tij. Në një prononcim për KTV-në, Zogaj tha se pret nga organet e hetuesisë që sa më shpejt të zbardhet rasti.
Motivet e rrahjes brutale, që iu bë Sokol Zogajt, kanë të bëjnë pikërisht me punën e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu rrëfen vetë Zogaj, një ditë pas sulmit, i shtrirë në repartin e Neurokirurgjisë në QKUK. Ai e ka marrë veten pas lëndimeve që kishte në kokë, raporton KTV.
Thotë se prej kur është emëruar në këtë pozitë, është munduar të rrisë nivelin e sigurisë.
Ai thotë se ishin dy të rinj ata që e sulmuan në hyrjen e banesës së tij në lagjen ‘Ulpiana’.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:00, para se të shkonte në punë, në një pjesë të errët të korridorit, duke e pamundësuar kështu identifikimin e sulmuesve.
Zogaj thotë se, për fat të mirë, mjetet me të cilat është goditur, nuk ishin metalike.
Ndërkaq, në Policinë e Kosovës, nuk kanë dhënë detaje nëse ka ndonjë të dyshuar lidhur me rrahjen brutale të Sokol Zogajt.