Milaim Zeka, deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, parti kjo që hyri në koalicion parazgjedhor me PDK-në, AAK-në dhe disa parti të vogla, i ka dhënë afat PAN-it për emrin e kryeparlamentarit vetëm deri të hënën.
Në të kundërtën, thotë Zeka, “vota ime do të jetë kundër”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse PAN-i nuk sjell emër deri të hënën, vota ime do të jetë kundër”, ka thënë Zeka në një postim në faqen e tij në Facebook, raporton Koha.net.
Ai më tej thotë se “çdo budallallëk e ka një fund. Çdo konflikt e ka një marrëveshje. Çdo bllokadë, një zgjidhje”.
Zeka thotë se Vetëvendosje po bën lojë duke bojkotuar mbledhjet konsultative, por edhe kjo, sipas tij, duhet ta ketë një fund për PAN-in.
Në fund, deputeti i Nismës ka thënë se nëse PAN-i, deri javën që vjen, nuk do ta sjellë emrin e kandidatit për kryetar të Parlamentit, ai do të dalë me disa propozime.
“1. Nisma të largohet nga PAN, 2. NISMA të propozojë kandidatin për Kryetar të Parlamentit, në emër të PAN-it dhe 3. Nëse asnjëra alternativë, vota ime nuk shkon për PAN-in, dhe krejt këtë e bëj për hir të votueseve të mi, dhe që politiken e parlamentin nuk i shoh si shtratin tim të fundit në jetën time!!!”, ka përfunduar Zeka.