Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mikullovci dërgon zyrtarisht ftesën për takimin konsultativ

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka dërguar zyrtarisht ftesën për takimin konsultativ.

Mikullovci ka caktuar takimin konsultativ më datë 16, ditë e mërkurë në orën 10:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky takim u caktua pasi për të pestën herë, sot u zhvillua vazhdimi i seancës konstitutive me mungesë të kuorumit, i cili përsëri dështoi.

Në takimin konsultativ të së mërkurës, do të marrin pjesë koalicioni PAN, koalicioni LAA, por nuk do të marrë pjesë Lëvizja Vetëvendosje.

Image