Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, bëri me dije se kryesia e VV-së ka vendosur që Aida Dërguti të vazhdojë ta përfaqësojë partinë në Kryesi të Kuvendit.
Dërguti, që ka qenë nënkryetare e Kuvendit në Legjislaturën e kaluar, është përmendur edhe si kandidate potenciale për kryetare të Vushtrrisë, në zgjedhjet lokale të cilat mbahen më 22 tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJozyrtarisht është raportuar se LDK-ja do ta propozojë për nënkryetar të Kuvendit, ministrin e deritashëm të Kulturës, Kujtim Shalën. Këtë pozitë, në legjislaturën e kaluar e ka mbajtur Sabri Hamiti, i cili nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u bërë deputet i kësaj legjislature.