Organizata e Medieve e Evropës Juglindore (SEEMO) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale në transmetuesin publik të Kosovës, Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Përmes një komunikate për media SEEMo thotë se, “trazirat janë duke vazhduar me menaxhmentin e RTK -së për më shumë se një vit. Sindikata e RTK-së ka qenë disa herë dhe kohët e fundit nën sulm nga Drejtori i Përgjithshëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po ashtu mediumi është kritikuar së fundi, pasi ka treguar joprofesionalizëm të thellë në raportim duke shkelur standardet etike”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
SEEMO është e shqetësuar edhe për mungesën e transparencës në hartimin e ndryshimeve në Ligjin për RTK-në, si edhe në miratimin pa diskutim publik të projekt-ndryshimeve nga Komisioni parlamentar për medie. Ajo i bën thirrje Kuvendit që të lejojë publikun e interesuar dhe organizatat profesionale të gazetarëve, grupet dhe Sindikatën e RTK-së për të marrë pjesë në debatin për amendamentet.