Kjo foto është pamje nga një bulevard i ri në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Asgjë e re, sikur nga Serbia, me emërtimin e tij të mos vijë edhe një provokim ndaj Kosovës, shqiptarëve dhe luftës së tyre kundër pushtimit të saj shekullor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSepse ky bulevard ka marrë emrin “Heronjtë e Koshares”.
Ky emërtim, ka thënë prefekti i Beogradit Sinisha Mali, përcjell n1, transmeton Koha.net, ka qenë dëshirë dhe propozim i qytetarëve të kryeqytetit serb. Sipas tij, për këtë emërtim kanë votuar 1305 qytetarë.
Votimi dhe emërtimi i tillë është dëshmi se Serbia vazhdon t’i mbajë të gjalla aspiratat pushtuese ndaj vendit tonë.
Në Koshare, në prill, maj e qershor të vitit 1999, pas luftimeve të rrepta ndërmjet forcave çlirimtare të UÇK-së me ato pushtuese të Serbisë, ka rënë, pas shumë dekadash kufiri ndërshqiptar duke u shkatërruar e tërë infrastruktura policore e ushtarake e Serbisë me tërë makinerinë e saj të luftës aty.