Pa rezultat ka përfunduar takimi konsultativ i kësaj të mërkure, mes përfaqësuesve politikë me kryesuesin, Adem Mikullovci.
Kryesuesi nuk ka hequr dorë nga seanca e së enjtes, derisa PAN-i ka thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTashmë PAN-i insiston vetëm në emrin e Kadri Veselit kryetar, duke hequr dorë kështu nga oferta e javës së kaluar për Vetëvendosjen e LAA-në.
Herë pas here, ky takim u përcoll me përplasje mes përfaqësuesve të PAN-it, e kryesuesit Mikullovci.
Kështu, pas seancës të së enjtes, që pa pjesëmarrjen e PAN-it ishte e ditur që do të dështonte të mbahej, do të vendoset për takimin e radhës konsultativ dhe për seancën e radhës që PAN-i kërkoi të mbahet të enjten ose të premten e javës që vjen.
Por, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, që bojkotuan këtë takim, tha se kryesuesi duhet të thërrasë seancë çdo ditë, derisa ka thënë se të gjithë ata që pranojnë të jenë në të tilla takime kontribuojnë për PAN-in.
Konjufca ka komentuar edhe deklaratat e Hotit, i cili ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me VV-në pa kërkuar falje publike për dhunën që kanë shkaktuar ndaj individëve e institucioneve, sidomos ndaj kryeministrit.
Kësaj deklarate të Hotit duket t’i jetë gëzuar edhe koalicioni PAN. Bilall Sherifi i Nismës, ka thënë se deklarata të tilla tregojnë faktin se as këta nuk janë bashkë dhe VV-ja i ka 32 vota e LAA-ja 29, që tregon se nuk janë shumicë pavarësisht deklarimeve.