Përfaqësuesit politikë serbë e kanë rritur pazarin për të qenë pjesë ose për të përkrahur koalicionin qeverisës në Kosovë, transmeton Koha.net.
Të paktën kështu njoftojnë sot medie të Beogradit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFormimi i Asociacionit të Komunave serbe, pjesëmarrja e serbëve në institucione me kapacitet më të madh, formimi i komunave të reja me shumicë serbe si dhe garancitë se pa përfaqësues të serbëve nuk do të shkelet mbi pasurinë që u takon atyre, janë vetëm disa nga kërkesat e Listës Srpska e cila do t’i paraqesë para politike nëse fare arrihet marrëveshja për koalicionin.
Këto janë “linjat e kuqe” që sipas “novostionline” i ka bërë sot publike Lista Srpska.