Arbëri

Driton Selmanajn e ka befasuar për të keq Teuta Rugova

Descriptive Text

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se vota e Teuta Rugovës, pro kërkesës së PAN-it, e ka befasuar, siç thotë ai për të keq.

Selmani për televizionin Dukagjini tha se pavarësisht kësaj, Rugova nuk ka votuar asgjë në kundërshtim me parimet e koalicionit LAA.

“M’ka befasu për të keq. Jemi një grup parlamentar në themelim e sipër, i konsoliduar mjaft dhe me një koalicion të brendshëm shumë të madh dhe deri sot kemi pasur diskutime, debate të brendshme me hapësirë për të diskutu secili dhe askënd s’kam pa që ka mendim ndryshe që të veprojë kundër vendimeve që mund t’i marrim ne si grup”, tha ai.

“Zonjusha Teutë na befasoi. Ka qenë vetëm një vendim për shtyrje të seancës dhe nuk ka qenë vendim në përputhje me qëndrimet tona. Nuk mund të paragjykojë se vendimi ose vota e saj mund të jetë edhe për PAN-in”, theksoi Selmani.