Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partia e Kokëdhimës ngre akuza të shumta për ndotjen e detit në Sarandë

Partia e re “Zgjidhja”, e themeluar nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, i njohur dikur si njeriu më i afërt i kryeministrit Edi Rama, aktualisht kundërshtar i ashpër i tij, akuzon zyrtarët shqiptarë për marrje ryshfeti për çdo shkarkesë ndotëse të anijeve të huaja në detet e Shqipërisë.

“Zgjidhja” madje i bëri thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë që të marrë në përgjegjësi penale drejtuesit e "MSC Poesia" dhe të gjithë zyrtarët e agjencive të shtetit shqiptar që kanë lejuar ngjarjen e datës 3 gusht në Sarandë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të enjten që sapo lamë pas, një kroçerë gjigante që ka ndaluar në Portin e Sarandës, në largim ka derdhur ujërat e zeza në Detin Jon në afërsi të plazhit të Sarandës.

Banorët dhe pushuesit e Sarandës kanë filmuar momentin kur nga kjo anije gjigante zbrazeshin ujërat e zeza drejt e në det, pa pyetur nëse shumë pranë saj pushonin qytetarët e tjerë që vizitojnë këtë zonë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.