Banorët e lagjes “Mirena” në Shipitullë mohojnë se KEK-u ka nënshkruar marrëveshje për lejimin e fillimit të punimeve në atë pjesë.
Sipas tyre, kryefamiljari i familjes Berisha, i cili nuk jeton në këtë shtëpi, është deklaruar se nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje me KEK-un.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnkohen se KEK-u, duke u thirrur në këtë marrëveshje të parealizuar, i ka ndezur edhe ekskavatorët dhe po ua rrezikon atyre jetën.
Sipas këtyre familjeve, edhe nëse arrihet marrëveshja, janë ata të cilët pa ua realizuar kërkesat nuk do të lejojnë të ndërhyhet këtë zonë.
Ndërsa ndaj pretendimeve se nuk ka marrëveshje me familjen Berisha ashtu siç u tha dy ditë më herët, zyrtarët kanë një sqarim.
KEK-u thotë se gjatë punimeve nuk do të paraqesë kurrfarë rreziku për ata pak banorë që jetojnë aty.