Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka falënderuar Spanjën “për mbështetjen e fortë për dialogun”.
Lajçak ka njoftuar në Twitter për takimin që ka pasur të hënën me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares.
“U takova sot me ministrin e jashtëm të Spanjës, Malbares, për ta përditësuar atë për gjendjen e lojës në dialog. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë në këtë moment kritik drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës për Spanjën për mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Lajçak ka shkruar edhe për takimin që ka pasur me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Rastislav Kaçer e me ministren e jashtme sllovene Tanja Fajon.
“E kam njoftuar për vizitën time të fundit dhe angazhimin tonë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. E vlerësojnë përkrahjen e fortë të Sllovakisë ndaj të ardhmes së rajonit”, ka shkruar Lajçak për takimin me ministrin sllovak Kaçer.
E për takimin me Fajonin, ajo ka thënë se është “kyçe të mbahet rajoni lartë në agjendë e BE-së”.
Spanja e Sllovakia janë dy nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në këtë mes janë edhe Rumania, Greqia e Qipro.
Met today with ?? FM @jmalbares to update him on the state of play in the Dialogue. We need quick progress towards normalisation of relations between Kosovo and Serbia at this critical juncture. Grateful for ?? strong support to the ??-facilitated efforts. ¡Gracias! pic.twitter.com/vjhL7cMbEz
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 23, 2023