Koha.net, siç del edhe nga sqarimi i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit ishte i arsyeshëm dhe kundër çfarëdo forme të kufizimit të lirisë së informimit dhe për të informuar.
Ne e mirëpresim sqarimin dhe zhbllokimin ndaj nesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo e japim të plotë sqarimin e kësaj agjencie:
Të nderuar,
Në vazhdim gjeni reagimin e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI)/MAP lidhur me artikullin e publikuar në portalin Koha.net.
Ju njoftojmë se KOHA.net nuk është e ndalur asnjëherë dhe vazhdon të jetë e qasshme për secilin zyrtarë, mirëpo me qëllim të shfrytëzimit optimal të resurseve teknike, qasja në transmetime të drejtpërdrejta (livestream) për të gjitha portalet pa dallim, ka qen dhe vazhdon të jetë e kufizuar.
Megjithatë sipas rregulloreve dhe udhëzimeve në fuqi, konform detyrave dhe përgjegjësive, me kërkesë dhe pas miratimit lejohet qasja e lirë në internet ku përfshihen edhe transmetimet e drejtpërdrejta (livestream) për të gjitha portalet pa dallim.
Kjo është e bazuar në Udhëzimit Administrativ Nr 01/2011 për Menaxhimin dhe përdorimin e Internetit në Institucionet e Republikës së Kosovës. Referuar Nenit 7, paragrafi 3.6 ku thuhet: Kufizimet në përdorim të internetit, “në aktivitete që mund të shkaktojnë mbingarkesë dhe dëmtim të rrjetit dhe që nuk kanë të bëjnë me punën zyrtare, detyrat e punës”.
Linku i Udhëzimit Administrativ: