Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Çështja Morina” në vëmendje të takimit Rama – Plenkoviq

“Çështja Morina” ka qenë në qendër të vëmendjes në takimin mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij kroat Plenkoviq, gjatë takimit të tyre në Podgoricë me rastin e marrjes pjesë në Samitin e vendeve të Kartë së Adriatikut. Lajmin e pohon vetë zoti Rama në Facebook.

“Në takimin me kryeministrin kroat, Plenkoviq, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij” shkruan zoti Rama.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ismail Morina është ndaluar nga policia e Kroacisë ditë më parë, ndërsa po tentonte të kalonte në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, për të mbërritur më pas në Itali ku jeton me familjen. Ai kishte qenë në Shqipëri për të marrë pjesë në funeralin e babait të tij. Ndaj Morinës autoritetet serbe kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, pas ngjarjeve të tetorit 2014, kur gjatë takimit futbollistik mes Serbisë dhe Shqipërisë e vlefshme për Euro 2016, ai u akuzua se kishte ngritur dronin me flamurin e quajtur “Autochthonous”, ç’ka shkaktoi ndërprerjen e takimit dhe tension në marrëdhëniet mes dy vendeve. Udhëtimi i Morinës për Shqipëri dhe kthimi në Itali ka qenë i fshehtë, pasi ai nuk ka pasur dokumenta.