Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avionët italianë kontrollojnë territorin shqiptar për kanabis

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë vijuar operacionin e fluturimeve për evidentimin dhe zbulimin e bimëve narkotike në kuadër të luftës kundër kanabisit.

“Monitorim ajror i përbashkët i Policisë së Shtetit, Policisë Kriminale Italiane dhe Guardia di Finanza për kontrollin e territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Policia e Shtetit do të kontrollojë e rikontrollojë çdo cep të territorit të vendit, edhe në territorin më malor dhe më të vështirë për t’u arritur Policia e Shtetit e mbështetur edhe nga partnerët do ta kontrollojë territorin nga ajri e toka”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, që e transmeton oranews.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avioni i Guardia di Finanza-s, si dhe helikopteri i Policisë së Shtetit do vijojnë fluturimet e koordinuara për të rikontrolluar përsëri të gjithë territorin e vendit.

Kordinimi i veprimeve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane kryhet nga Koordinatori Kombëtar me Policinë Italiane dhe koordinator i misionit të fluturimeve ajrore Artur Beu.