Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UP pëson rënie në ranglistën botërore, sipas Webometrics

Universiteti i Prishtinës, si universiteti më i vjetër në vend, ka pësuar rënie për 148 pozita në muajin korrik në krahasim me vlerësimin e bërë në muajin janar të këtij viti.

Derisa në janar pozicionohej në vendin e 3790 në botë (e në të parin në Kosovë), në muajin korrik, universiteti më i madh në Kosovë pozicionohet në vendin e 3938 (sërish në vendin e parë në Kosovë), duke humbur kështu 148 pozita.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas tij është radhitur sërish Kolegji AAB, i cili nga muaji janar ka shënuar ngritje prej 1400 pozitash në listën e rreth 30 mijë universiteteve e institucioneve të arsimit të lartë në botë, sipas matjeve të Webometrics.

Image

Webometrics është ranglista më gjithëpërfshirëse e vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë në të cilën numri i institucioneve që vlerësohen është rreth 30 mijë. Që nga vlerësimet e janarit 2017, në këtë ranglistë janë përfshirë edhe institucionet e arsimit të lartë në Kosovë që nuk ishin pjesë e vlerësimeve të mëhershme, por rezultati i arritjeve të tyre ka një shkëputje të dukshme krahasuar me AAB-në dhe UP-në.

Webometrics ka filluar të konsiderohet si një nga ranglistat më të rëndësishme botërore sepse ndjek trendet e transformimit të arsimit të lartë me mbështetjen e teknologjisë së komunikimit e informimit. Rangimi sipas Webometrics merr për bazë njohjen e nivelit të mirë të punës shkencore të botuar, si dhe përmbajtjen dhe shpërndarjen e informacionit nga burimet elektronike nga institucionet përkatëse.

Webometrics është ranglistë e grupit hulumtues Cybermetrics Lab, që është pjesë e institucionit më të madh kërkimor publik në Spanjë, Këshillit të lartë për kërkime shkencore (CSIC).

Në top universitetet botërore, listës i prijnë universitetet amerikane, të udhëhequr nga Universiteti i Harvardit, ndërsa më së larti në Evropë është ranguar Universiteti i Oksfordit.

Listën e plotë mund ta gjeni në KËTË link.