Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mbahet manifestimi për Ditën e Mësuesit

SBASHK-u sot do të mbajë manifestimin qendror për Ditën e mësuesit, ku do t’i bëj bashkë 505 të punësuarit në arsim e që janë pensionuar nga prilli i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti.

SBASHK-u në shenjë të respektit për punën e madhe të tyre në arsimimin e edukimin e brezave nëpër vite e dekada u ndanë nga një orë dore dhe nga një mirënjohje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SBASHK-u edhe këtë vit do të organizojë aktivitete të shumta nëpër të gjitha komunat e Kosovës për ta festuar 7 Marsin- Ditën e mësuesit dhe shkollës shqipe.

Manifestimi qendror do të mbahet sot në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.