Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Auditimet e kota

Evidentim të shumë shkeljeve, duke filluar nga ato administrative e deri tek ato penale, ka bërë Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) vit pas viti.

Në raportet e saj institucioni që obligim ligjor e ka auditimin e financave publike, ka gjetur humbje të miliona eurove, keqmenaxhim të miliona të tjerëve, si dhe mungesë të arsyetimit për miliona të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu janë gjetur parregullsi në procesin e prokurimit e në atë të rekrutimit. Por me publikimin e raporteve nga ZKA-ja, trajtimin e tyre nga mediat dhe shoqëria civile duket se përfundon gjithçka.

Shkeljet e evidentuara ligjore nuk janë marr pothuajse asnjëherë parasysh nga institucionet e drejtësisë. Prokuroria e Shtetit nuk ka dhënë as edhe një shembull kur hetime ka hapur pas publikimit të këtyre raporteve.

Ndërkohë që e ulët është edhe përqindja e zbatimit të rekomandimeve të ZKA-së drejtuar institucioneve të audituara, shumica prej të cilave përsëriten vit pas viti. Pothuajse asgjë s’ka bërë në adresimin e shkeljeve të evidentuara as Kuvendi i Kosovës, që është organ mbikëqyrës i Qeverisë dhe institucioneve vartëse të saj.

Edhe këtë vit ZKA-ja në raportet e publikuara gjatë muajit qershor, ministritë dhe agjencitë e pavarura i ka nxjerrë me probleme buxhetore dhe shpenzime të pakontrolluara... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.