Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Turistë në atdhe

Tabelat e “mirëseardhjes në atdhe” i presin mërgimtarët gjithandej rrugëve të Kosovës. Kuleta e tyre i jep injeksion të madh ekonomisë së vendit, sidomos gjatë muajve të verës.

Kurbetçinj shpenzojnë para për dasma të fëmijëve, por edhe marrin përsipër barrën më të madhe financiare të martesave të të afërmve. Restorantet, pishinat e pompat e benzinës konsiderohet se e ndiejnë më së shumti ardhjen e tyre për pushime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje prej “dy pushimeve” të përnjëhershme të diasporës, përfiton edhe Shqipëria, me kurbetçinj që ua mbulojnë shpenzimet në bregdet familjeve të motrave e vëllezërve.

Janë mbi gjashtëqind milionë euro të evidentuara legalisht nga Banka Qendrore e Kosovës që futen në vit në ekonominë e vendit prej transfereve nga shtetet e ndryshme të Evropës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.