Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëri, 8 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në pyje e kullota në qarqet Shkodër, Elbasan, Dibër, Vlorë e Gjirokastër.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatra të vogla që kanë qenë aktive janë shuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Shkodër.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra dhe hamullore në afërsi të disa banesave në fshatin Goraj, Njësia Administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje një automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre e ferra dhe hamullore.

Qarku Dibër.

Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë disa banesave në lagjen “Llixha” të qytetit Peshkopi. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Dibër ka dërguar në vendngjarje një automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll pishe në fshatin Paulesh, Njësia Administrative Pajovë, bashkia Peqin. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin ka dërguar në vendngjarje një automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre e ferra dhe pyll pishe.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe pylli me pemë ahu tek Mali i Babjes, në vendin e quajtur “Zalishte”, të fshatit Babje, Njësia Administrative Qendër Librazhd, bashkia Librazhd. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka dërguar në vendngjarje nje automjet zjarrfikës me 6 vetë, të cilët të ndihmuar nga 4 punonjës të pyjores kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha sipërfaqe me pyll ahu.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra pranë pyllit me pisha në lagjen “Xhami” të qytetit Peqin. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin ka dërguar në vendngjarje nje automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.4 ha me shkurre dhe ferra.

Ka rënë zjarr ne sipërfaqen me shkurre e ferra në kurorën me ullishte pranë lagjes “Vullnetari” të qytetit Elbasan. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje 2 automjete dhe 9 zjarrfikës, të cilët për shkak të terrenit të thyer punuan me mjete rrethanore dhe arritën të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 1 ha me shkurre e ferra dhe 3 rrënjë ullinj të moshës së vjetër.

Qarku Vlorë.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre të ndryshme në fshatin Shkozë, Njësia Administrative Sevaster, bashkia Selenicë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Vlorë ka dërguar në vendngjarje nje automjet me 10 forca zjarrfikëse, si dhe me 5 banorë të fshatit, të cilët me pompa shpine dhe me mjete rrethanore kanë arritur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha sipërfaqe me shkurre të ndryshme.

Qarku Gjirokastër.

Ka rënë zjarr në barishte dhe shkurre në vendin e quajtur “Lëmi i Jahos” në fshatin Riban, Njësia Administrative Dëshnicë, bashkia Këlcyrë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Këlcyrë ka dërguar një automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin të ndihmuar nga 3 forca të pyjores, 2 punonjës të policisë së rendit dhe 3 banorë të fshatit. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me barishte dhe shkurre.