Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon edhe sot e nesër regjistrimi i deputetëve

Edhe sot e nesër do të vazhdojë regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në ditën e parë, dje, janë regjistruar 46 deputetë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet më 3 gusht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbetet ende e padeklaruar se kush do të jetë kandidati për kryetar të Kuvcendit. Ky post në bazë të kushtetutës i takon partisë ose koalicionit me numër më të madh deputetësh, të dalë nga vota e qytetarëve, që kësaj radhe i ka takuar Koalicionit PAN.

Partitë opozitare thonë se nuk do t’ia japin votën Kadri Veselit, kandidatit të përfolur për këtë pozitë. Ai këtë funksion e ka ushtruar edhe në legjislaturën e shkuar.