Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha sot se është i lumtur që qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, ato të ekspertëve ndërkombëtarë dhe rezultatet e Komisionit shtetëror për caktimin e kufirit me Malin e Zi, përputhen edhe me rezultatet e Komisionit për matjen e territorit, që dëshmon se Kosova nuk e humb asnjë metër katrorë.
Në mbledhjen e Qeverisë, ka marrë pjesë edhe akademik Hivzi Islami, i cili ka prezantuar raportin për matjen e territorit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i qeverisë tha se me këto rezultate tregohet se nuk humbet asnjë metër e territorit. Këtë raport Mustafa tha se do ta publikojnë në ueb-faqe, do t’ia dërgojnë Presidentit për informim.
Kabineti qeveritar pas shqyrtimit të raportit e ka miratuar pa asnjë votë kundër.