Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri: Urgjentisht të zhvillohet dialog i brendshëm për bisedimet me Serbinë

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se përafrimi i qëndrimeve të SHBA-së dhe BE-së për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, ka krijuar një momentum të ri për procesin i cili duhet të kapitalizohet.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në këtë fazë, mesazhi është që duhet të ndalet retorika e luftës, retorika që sjell konflikt, sepse sipas tij, jo shpeshherë në proceset politike ndodhë që të krijohen rrethanat politike ku fokusi ndërkombëtar po çon drejt një zgjidhje të kërkesave që janë për njohje reciproke, pa opsion tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haziri ka thënë se është nevojë urgjente të zhvillohet një dialog i brendshëm me pjesëmarrje të opozitës dhe shoqërisë civile.

“Por, fatkeqësisht qeveria e Kosovës nuk është e gatshme për këtë sepse ka pasiguri e mungesë kapacitetesh në këtë përbërje që e ka. Është nevojë urgjente që të zhvillohet një dialog i brendshëm për këtë me pjesëmarrje të pozitës e opozitës dhe shoqërisë civile. Krejt kjo për t’i dhënë oksigjen politik negociatorit, në interes të Republikës”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar të dielën tre krerët e opozitës, siç ka thënë ai, për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që është zhvilluar në Bruksel.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent prandaj edhe sot i dërgoj ftesë tre krerëve opozitar për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të VV-së.