Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shahini minimizon punën e Ekipit të Unitetit

Ekipi i Unitetit nuk e ka bërë maksimumin. Ka futur Kosovën në një rrugë prej të cilës vendi nuk po mund të dal as sot. Përfshirë këtu “pavarësinë gjysmake” të Kosovës.

Kështu u shpreh opinionistja Besa Shahini në Rubikon të KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka thënë se po mitizohet Ekipi i Unitetit dhe puna e tyre.

“Ekipin e Unitetit duhet parë me një skepticizëm. Veç pse janë bërë bashkë disa liderë politikë, nuk do të thotë që kanë prodhuar rezultatin më të mirë. Sot Asociacionin e kemi rezultat të saj, pavarësinë gjysmake të Kosovës, sepse Serbia nuk e ka njohur atë...”.

Ndërkaq, avokati Dastid Pallaska, ka thënë se ky Ekip e ka prodhuar shtetin e Kosovës, ndërsa tha se Asociacioni i komunave serbe nuk ekziston.

“Nuk bën të relativizohet pavarësia e Kosovës”, thotë avokati Pallaska.

“Para Ekipit të Unitetit, Kosova ishte me një farë procesi të cilin e mbylli ai ekip dhe ne kemi hyrë në njëfarë rruge prej të cilës nuk po mund të dalim as sot. Republika nuk ka përfunduar aty”, ka shtuar tutje Shahini.

Në tërë këtë situatë, Shahini e sheh një Serbi lidere e cila është forcuar ekonomikisht dhe me një president si Vuçiqin, i cili sipas saj, ka një plan serioz dhe jo vetëm karshi Kosovës.

“Serbia është duke krijuar liderë, Shqipëria nuk është duke e shfrytëzuar në të njëjtën mënyrë. Z. Rama i ka disa patika të lezetshme por s’ka plan serioz dhe në këtë situatë unë jam e shqetësuar që Kosova të fillojë një fazë të re të dialogut me një Serbi e cila e ka tërë këtë përkrahje prej z. [Komisionerit për Zgjerim në BE, Johannes] Hahn”, ka thënë Shahini.