Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria në stërvitjen e NATO-s për stabilitetin rajonal

Forcat e Armatosura të Shqipërisë morën pjesë në stërvitjen e përvitshme “Saber Guardian”.

Stërvitja u organizua nga vendet anëtare të NATO-s dhe përfshiu 25.000 ushtarakë, nga të cilët 14.000 amerikanë, raporton Tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stërvitja e këtij viti zgjati nga datat 11-20 korrik dhe u zhvillua në territorin e tre shteteve anëtare të Aleancës: Bullgari, Hungari dhe Rumani.

Stërvitja tregoi vendosmërinë e Amerikës ndaj sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Detit të Zi dhe në Ballkan.

Stërvitja ishte pjesë e Programit të Njësisë së Stërvitjes së Përbashkët Amerikano-Europiane, e krijuar për të rritur bashkëpunimin me vendet aleate si Shqipëria.