Për seancën e parë të Kuvendit për legjislaturën e re, presidenti Hashim Thaçi të hënën do të konsultohet vetëm me zyrtarët e koalicionit PAN.
Në takim nuk do të shkojnë udhëheqësit e Vetëvendosjes dhe LDK-së, pasi Kurti e Mustafa kanë thënë se ky takim është i panevojshëm dhe krijon huti, raporton KTV.
Në vend të kësaj, këto dy parti i kanë bërë thirrje presidentit që të thërrasë sa më shpejt seancën konstituive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht kësaj, Partia Demokratike e Kosovës pret pjesëmarrjen e të gjitha partive në këtë takim.
Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Blerand Stavileci, thotë se gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit.
Ndonëse nuk ka treguar se kush janë votuesit e mundshëm për arritjen e 61 votave për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Stavileci ka thënë se koalicioni PAN i ka numrat.
Takimin e thirrur nga presidenti me përfaqësues të subjekteve politike, Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL e cilëson të vonuar. Ai thotë se takimi është edhe një favor për koalicionin PAN, për t’i siguruar numrat për formimin e qeverisë.
Në takim nuk do të marrë pjesë as Lista Serbe. Kryetari i kësaj partie ka falënderuar presidentin Thaçi për ftesën, por ka thënë se nuk do të jenë në takim.
Rakiq u ka thënë mediave serbe se vendimi për koalicionin e ardhshëm do të vendoset në Beograd.
“Ne jemi të gatshëm për bisedime dhe dialogu nuk ka alternativë. Jemi të gatshëm për të biseduar mbi politikën e paqes. Nuk jemi të interesuar për pozita, por që serbët të kenë jetë më të mirë në Kosovë”, ka thënë ai.