Anëtari i AAK-së, Halil Matoshi në një intervistë për Rubikon të KTV-së konfirmoi se lideri i tij, Ramush Haradinaj ka takime intensive me koalicionin LAA.
Ai theksoi se mes liderëve ka negociata të tërthorta ndërsa takimet po mbahen, nga siç thotë ai, njerëz të afërt të koalicionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMatoshi përmend liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Ndërsa me LVV-në, sipas tij, nuk ka biseda si tërësi por me individë të caktuar.
“Nuk mund të konfirmoj që ka takime zyrtare me LVV-në por mund të ketë me individë të caktuar. Kurse me koalicionin me LAA-në dhe AKR-në e Behgjet Pacollit ka biseda e takime intensive të përditshme”, ka thënë Matoshi.
“E konfirmoj se ka takime intensive me koalicionin LAA. Mes liderëve ka negociata të tërthorta, ka negociata me njerëzit më të afërt që i kanë bërë koalicionet. Unë mendoj që është i përfshirë edhe Behgjet Pacolli”, ka thënë Matoshi.