Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkupi vlon nga policia

Një ditë para mbajtjes së seancës gjyqësore për Grupin e Kumanovës, rrugët e Shkupit janë vërshuar nga policia e Maqedonisë.

Në hyrje të Shkupit, por edhe në rrugë e tjera dytësore, vërehet patrulla të shumta policore, njofton agjencia e lajmeve INA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në anën tjetër banorët shprehen të shqetësuar për praninë e madhe policore në rrugët e kryeqytetit.

“Po ndodh shpesh që të shohim patrulla të shumta policore. Nuk e dimë për se bëhet fjalë. Një javë më parë na thanë se ishte një aksion për kapjen e disa migrantëve nga Lindja e Mesme, ndërsa për sot nuk dihet. Kërkojmë nga policia e Maqedonisë që të njoftojë opinion se për se bëhet fjalë. Të mos i lihet rrugë spekulimeve dhe të mos mbretërojë paniku”, citon ky portal letrën e një lexuesi të tij.