Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të vazhdojë të qëndrojë në Francë, të paktën deri në gjysmë të muajit prill, kjo pasi Gjykata e Apelit në Colmar e ka shtyrë sërish vendimin për lirimin tij.
Gjykata franceze u ka dhënë edhe 1 muaj afat autoriteteve serbe për të deponuar informata shtesë në lidhje me kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi tjetër pritet të merret më 6 prill, kur edhe është caktuar që të mbahet seanca e radhës.
Pas shtyrjes së vendimit për herë të dytë, Haradinaj i është drejtuar një grupi bashkëpartiakësh dhe qytetarëve të tjerë, që kishin shkuar për t’i përcjellë nga afër zhvillimet në Francë.
Ish-kryeministri i Kosovës, vendimin e gjykatës franceze e ka cilësuar si turpërues dhe abuzim politik.
Për akuzat e udhëheqësve serbë në drejtim të tij, Haradinaj ka thënë se përgjigjja ndaj tyre është e njëjta sikur ajo e viteve 98-99. Kjo është hera e dytë që Ramush Haradinajt i shtyhet vendimi.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur protesta gjithëpopullore për këtë të shtunë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar për liderin e kësaj partie.
“Shtyrja edhe për një muaj e mbajtjes së Ramush Haradinajt në Francë është abuzim me drejtësinë. Vendimi është i palogjikshëm dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Është e habitshme se si autoritetet gjyqësore të Francës janë vënë në shërbim të ish-bashkëpunëtorëve të Milosheviqit, të cilët përmes Haradinajt, po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë”, thuhet në reagim.
AAK-ja thotë se dyshon se shtyrja e vendimit është përpjekje e drejtpërdrejtë për mënjanimin politik të tij.
Po ashtu, partia e Haradinajt ka vendosur që të bojkotojë punën e Kuvendit deri më 6 prill. Ndërsa, protestën e AAK-së për të shtunën e kanë mbështetur edhe Vetëvendosja dhe Nisma për Kosovën.
Ndërkohë, shtyrja e vendimit për Ramush Haradinajn është padrejtësi. Derisa drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe. Ky është komenti i presidentit Hashim Thaçi bërë në facebook, pas vendimit të gjykatës në Colmar, që Haradinaj të mbetet në Francë, së paku edhe 1 muaj.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shkruar në facebook se shtyrja e vendimit për Haradinajn është lajm i papranueshëm për të gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë e luftës së UÇK-së.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se moskthimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është i papranueshëm dhe i padrejtë. Tha se para gjykatave të tilla duhet të përgjigjen ata që kanë bërë krime në Kosovë.
Vendimin e ka quajtur zhgënjyes dhe të papranueshëm ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Haradinaj po mbetet peng i politikës.
Edhe deputetë të tjerë të koalicionit qeverisës kanë shprehur shqetësimin e tyre për vazhdimin e ndalimit të Haradinajt në Francë.
Ndërsa, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, deklaroi se Haradinaj është peng i aktakuzave të montuara politike të Serbisë.
Kurse Nisma për Kosovën ka kërkuar që rasti i Haradinajt të shpallet çështje e interesit shtetëror.
Krejt çka ndodhi në Colmar e Prishtinë rreth... by kohanet