Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veteranët kërcënojnë se nuk do të lejojnë mbajtjen e asnjë seance deri në rishqyrtimin e Speciales

Krerët e organizatave të dala nga lufta kanë kërcënuar se nuk do të lejojnë më asnjë seancë plenare të mbahet, derisa të mos kthehet përsëri në Kuvend ligji për Gjykatën Speciale.

Ata që erdhën si mysafirë në sallën plenare sot shpërthyen me akuza e fyerje ndaj deputetëve që vendosën ta ndërpresin seancën në shenjë solidarizimi me Ramush Haradinajn, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zërin dhe kërkesën e organizatave të dala nga lufta e ngriti nga foltorja e Kuvendit deputeti Nait Hasani, por gatishmëri nuk pati nga PDK-ja e LDK-ja.

Këtu shpërthen edhe nervozizmi i shefave të veteranëve të UÇK-së. Ata nuk lanë gjë pa iu thënë deputetëve, të cilët vendosën të ndërpresin seancën. Kanë ftuar të gjithë veteranët t’i bashkohen protestës e thanë se nuk do të lëvizin nga salla.

Kur arritën të koordinoheshin mes vete, megjithatë një pjesë e veteranëve vendosën të largoheshin nga Kuvendi, për t’ua lënë tre përfaqësues të tyre aty, njëri nga ta Nasim Haradinaj.

Por, në fund edhe ata u larguan nga Kuvendi, por kanë paralajmëruar se asnjë seancë nuk do të lejojnë të mbahet pa u rikthyer ligji për specialen.


Veteranët kërcënojnë se nuk do të lejojnë... by kohanet