Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka propozuar një marrëveshje siç e quan ai, historike për formimin e Qeverisë.
Pacolli ka propozuar që të organizohet një tryezë me liderët e partive të mëdha të vendit dhe minoriteteve, për të diskutuar rreth planit një vjeçar të Qeverisë në të cilin do të përfshihen çështjet me rendësi të vendit si Demarkacioni, Asociacioni, themelimi i Ushtrisë dhe ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPacoilli në Facebook ka porositur liderët e partive që të vënë interesin e popullit në rend të parë dhe të mos i zvarrisin proceset për formimin e Qeverisë.
Postimi i Pacollit:
Kur liderët e partive politike do ta venë në rend të parë interesin e Kosovës.....!
Ja propozimi im për një Marrëveshje Historike!
A) Të organizohet një tryezë me krejt liderët e partive të mëdha politike, Vetëvendosjes, LDK, PDK, AAK, Nismës, dhe AKR dhe partive të minoriteteve.
B) të vendoset për Planin e Veprimit një vjeçar të punës së Qeverisë, pos punëve të tjera të administrimit të përditshëm që do të përfshinte: 1)demarkacionin; 2)Asosacionin; 3)lëvizjen e lirë pa viza; 4) ligji I ri zgjedhor; 5)zgjedhja e presidentit nga populli; 6 )ndryshimet kushtetuese (themelimi I Ushtrisë së Kosovës, ristrukturimi I administratës publike, vetingu,, etj); 7)marrëdhëniet konstruktive me Gjykatën speciale;
C) krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse me afat një vjeçar, me datë të përcaktuar të zgjedhjeve parlamentare të radhës. Sa mua më përket, këtë qeveri mund ta udhëheqë Ramush Haradinaj, Albin Kurti, apo kushdo tjetëir që merr konsensusin maksimal. Por një gjë është e sigurt: mos I zhagisni proceset, vendosni Kosovën mbi të gjitha!