Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sqarimet e Policisë për shpërthimin e djeshëm afër Pejës

Policia e Kosovës në Pejë sqaron se dje në vendin e quajtur “Maja e Zezë” janë duke u zhvilluar punimet e rrugës dhe për këtë qëllim është dashur përdorimi i eksplozivit.

“Për hapjen e kësaj rruge është e nevojshme aty ku ka pengesa, të bëhet edhe thyerja e shkëmbinjve me eksploziv, për të cilin përkujdesen firmat e licencuara, të cilat kanë leje të posaçme, dhe lidhur me këtë leje në këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe KFOR-i”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme para, gjatë dhe pas këtij shpërthimi.

Shpërthimi është ekzekutuar nga kompania e licencuar, me ç rast ka përfunduar pa ndonjë incident.

“Këtë shpërthim nuk e kanë bërë njësitet e KFOR-it as nuk kanë asistuar gjatë këtij shpërthimi, siç ceket në disa portale dhe media të shkruara dhe elektronike”, thuhet në njoftimin e Policisë