Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq sot ka ftuar Listën serbe që të mos nxitojë dhe t’ua lërë partive shqiptare, që, nëse munden, të merren vash për ta formuar Qeverinë e ardhshme të Kosovës, transmeton Koha.net.
“Këshilla ime për përfaqësuesit politikë do të jetë: Ngadalë. Mos nxitoni, mos u përshpejtoni, lërini shqiptarët t’i bëjnë hesapet ndërmjet vetes dhe të merren vesh e pastaj të shohim që përmes bisedave me Listën serbe të përcaktojmë cili është interesi ynë në atë tregim dhe a do të ekzistojë fare ky tregim”, citon televizioni BK të ketë thënë Gjuriq në Banjskë të Kosovës, ku ka qëndruar sot.
Ai ka sqaruar se në situatën aktuale Lista serbe duhet të veprojë pa nguti, me harmoni e durim në mënyrë që, siç tha,”populli serb në Kosovë të mos gjendet ndërmjet kudhrës e çekanit”.
Lista serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë ka fituar 9 vende.
-
Gjuriq: Kushdo që dëshiron të formojë qeverinë në Kosovë, duhet të trokasë në derën e Listës Serbe
-
Gjuriq i thërret serbët e Kosovës të tubohen rreth Listës Serbe dhe “të punojnë për Serbinë”
-
Gjuriq: Lista Srpska është projekt shtetëror
-
Gjuriq: Lista Serbe duhet të votohet, është projekt shtetëror
-
Beogradi “e këshillon” Listën Serbe se çfarë të bëjë për Qeveri