Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot kancelaren gjermane, Angela Merkel, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Hoxhaj ka falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen e saj dhe të Gjermanisë për Kosovën, pavarësinë dhe shtetndërtimin në gjithë këto vite.
Në takimin me Merkel, Hoxhaj ka shprehur nevojën për të vazhduar përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin.
Hoxhaj ka theksuar se mbështetja e Gjermanisë për Kosovën është e rëndësisë së jashtëzakonshme, ndërsa edhe ka ftuar kancelaren Merkel që të vijë për vizitë në Kosovë.
Takimi ka ndodhur në margjina të Samitit të Triestes.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoxhaj takon këshilltarin e Merkelit: 2019-a vit i mundshëm për marrëveshje me Serbinë
-
Hoxhaj takon shefen e CDU-së gjermane, e uron për pozitën e re
-
Hoxhaj në Berlin për liberalizimin e vizave
-
Presidenti Thaçi sot takohet me kancelaren Angela Merkel
-
Thaçi në Gjermani, nesër pritet nga kancelarja Merkel