Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Samarxhiq: Serbia me hyrjen në dialog, de jure e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Profesori në Fakultetin e Shkencave Politike dhe ish-ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq ka thënë se dialogu me Prishtinën nuk ka zgjidhje të favorshme për serbët.

“Qëllimi i dialogut nuk është për të gjetur zgjidhje të favorshme për serbët, por për të kthyer rrugën në drejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Kështu, siç janë gjërat, serbët në Kosovë nuk do të marrin asgjë në fund”, ka thënë Samarxhiq, transmeton televizioni publik raportimin e medieve serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, Serbia me hyrjen në dialog, de jure e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai ka folur po ashtu edhe për Kishën Ortodokse, rolin e Vuçiqit në dialog, marrëveshjet e arritura deri më tani, etj.