Gjykatat e Kosovës kanë problem me luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.
Kështu është thënë në prezantimin e raportin "Qasja në drejtësi dhe të drejtat e njeriut" nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGenc Nimoni nga kjo organizatë tha se nga 85 raste që kanë identifikuar 15 janë raste të profilit të lartë, prej të cilëve 2 për ish-deputetë, 5 për ish-ministra dhe 4 për kryetarë të komunave.
Nimoni ka thënë se prokuroria nuk ka arritur të argumentoj sa duhet aktakuzat e ngritura,ndërsa ka përmendur se tre raste kundër dy kryetarëve të komunave dhe një të ish ministri, aktakuzat ndaj të cilëve janë hedhur në shqyrtim fillestar.
Sipas tij, Këshilli Prokurorial duhet të ndërmarr masa në këtë drejtim. Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se të gjeturat në këtë raport janë të rëndësishme dhe se nuk duhet të shihen si mangësi por si objektiva.
“Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit gjyqësor evropian dhe një nga kërkesat themelore për shtetin e Kosovës" ka thënë ai.