Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dogana, për gjashtë muaj konfiskoi mallra mbi 2 milionë euro

Dogana e Kosovës vetëm në këtë 6 mujor ka konfiskuar mallra në vlerë mbi 2 milionë euro. Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së ë Kosovës, vlerëson se ky gjashtëmujor ka qenë më i suksesshmi që prej themelimit të këtij institucioni.

Ai për Radio Kosovën thotë se vetëm gjatë këtij viti, Dogana ka intensifikuar kontrolle në luftimin e lojërave të fatit, ku disa pika të bastit janë penalizuar më gjobë që kalojnë vlerën mbi 200 mijë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dogana e Kosovës, sipas raportit të progresit, ka shënuar përparim në luftimin e kontrabandës, korrupsionit si dhe mbledhjes së të hyrave.

“Vetëm në periudhën deri në qershor të këtij viti, ne kemi kap 403 kundërvajtje, zbulim të narkotikëve mbi 100 kilogramë, kemi pasur edhe zbulim të municionit ku janë parandaluar të futën në Kosovë mbi 10 mijë fishekë”, ka thënë Stavileci.

Ai bëri të ditur se Dogana ka shpeshtuar edhe kontrollet në parandalimin e lojërave të fatit, ku mbi 100 pika të bastit janë penalizuar në vlerë mbi 200 mijë euro. Gjatë kësaj periudhe kohore, sipas Stavilecit, Dogana ka konfiskuar mallra në vlerë deri në 2 milionë euro.

“Vetëm në këtë gjashtëmujor kemi konfiskuar mallra në vlerë 2 milionë euro. Të gjitha këto mallrat e konfiskuara vendosën në depot e Doganës dhe pas vlerësimeve shiten në ankand, ndërkaq mallrat ushqimore shkatërrohen”, ka shtuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Ai sqaron se në rajonin e Mitrovicës më së shumti kontrabandohen mallrat ushqimore siç është kontrabandimi me pije dhe barëra, ndërsa në rajonin e Gjilanit më e shprehur është kontrabanda me gjedhe.