Arbëri

Veseli: Dita e Pavarësisë së SHBA-së është ditë e bekuar edhe për ne

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar popullin amerikan me rastin e 241-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, ai ka thënë se kjo ditë është e bekuar edhe për popullin kosovar, pasi Amerika ndihmoi për pavarësinë e Kosovës.

Postimi i Veselit në Facebook:

Dita e Pavarësisë së SHBA-së është ditë e bekuar edhe për ne sepse Amerika ishte dhe mbetet mburojë e lirisë dhe pavarësisë sonë në historinë e re. Vlerat dhe principet amerikane mbesin fanar udhëzues për demokracinë tonë inkluzive, dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Zoti i bekoftë SHBA-të dhe miqësinë nëpërmjet popujve dhe shteteve tona.