Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpëtim Idrizi i PDIU-së mbetet jashtë Parlamentit të Shqipërisë

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ri, së paku sipas KQZ-së, që miratoi tabelën e plotë të rezultateve për Tiranën.

Përfaqësuesit e PDIU-së në mbledhjen e KQZ-së kërkuan shtyrjen me 48 orë të miratimit të tabelës së Tiranës për të verifikuar rezultatet edhe përmes materialeve filmike, por votimi ishte në shumicë kundër kësaj kërkese, shkruan TCH.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët Mesila Doda, tha se rezultati në Tiranë është shtrembëruar në disa raste, për të cilat PDIU disponon prova, deklarate kjo qe solli debat me kryetarin e KQZ-së.

“Tabela që do miratoni sot është pa asnjë kuptim. Kjo është bërë vetëm për të shtrembëruar rezultatin. Kjo tabelë hedh poshtë vullnetin e shqiptarëve për të votuar PDIU. Po i jepni të tjerëve mandatin e përfituar në mënyrë të padrejtë”, deklaroi Mesila Doda.

“Ju doni vetëm përfitim vetjak. Këto debate shkoni bëjini në selinë e partisë suaj”, tha kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

Pas votimit kundër kërkesës, Mesila Doda tha për mediat se mandati i Tiranës është i PDIU dhe këtë do ta provojë në ditët në vijim.

“Mandati i Tiranës është i Shpëtim Idrizit. Këtë do ta shihni. Do të ndjekim të gjitha shkallët”, tha ajo.

Ndërkohë KQZ miratoi unanimisht kërkesën e përfaqësuesit ligjor të PD, Ivi Kaso për të shtyrë me 24 orë miratimin e tabelave për Vlorën dhe Beratin.